Vlerësohet lartë kontributi i Gjermanisë për shtetndërtimin e Kosovës

Kontributi i Gjermanisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës është i madh, si në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, ekonomike e të sigurisë. Kështu u tha në 25-vjetorin e bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

Kontributi i Gjermanisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës është i madh, si në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, ekonomike e të sigurisë. Kështu u tha në 25-vjetorin e bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ngjarje, u prezantua edhe dizajni i “Buddy Bear” – një simbol i miqësisë gjermane-kosovare.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se Gjermania është një ndër shtetet e para që ka mbështetur Kosovën në etapa të ndryshme. Ajo falënderoi këtë shtet edhe për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

“Unë si ministre jam dëshmitare e bashkëpunimin tonë special me shtetin mik, Gjermaninë. Gjermania është një nga shtetet e para që e njohu Pavarësinë e Kosovës, është partneri kryesor tregtar për Kosovën. Gjermania është partneri kryesor për sigurinë e Kosovës me ekipin më të madhe të KFOR-it prë ta ruajtur sigurinë tonë. Jam dëshmitare ku në vitin 2008, pas deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, në konferencën pas pavarësisë, Gjermania ishte një nga donatorët më të mëdha për Republikën e Kosovës, duke bërë zotime për ndihmë në shumë sfera”./EO

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika