Von Cramon: Mirë të shohësh Kurtin duke i trajtuar qytetarët në veri në mënyrë transparente

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se është mirë të shohësh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po arrin t'i trajtojë qytetarët në veri në mënyrë transparente. Sipas saj, vetëm kështu mund të ndërtojnë besim të ndërsjellë në të gjithë Kosovën

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se është mirë të shohësh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po arrin t’i trajtojë qytetarët në veri në mënyrë transparente.

Von Cramon ka shtuar se të gjithë duhet të komunikojnë me qytetarët për t’i ulur boshllëqet në shoqëri dhe sfidat ndëretnike.

“Mirë për të parë kryeministrin e Kosovës që po arrin të trajtojë në mënyrë transparente qytetarët në veri. Ne të gjithë duhet të komunikojmë me qytetarët tanë për të ulur boshllëqet në shoqëri, por edhe për të ulur sfidat ndëretnike”, thuhet në postimin e Von Cramon-it në Twitter.

Sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, vetëm kështu mund të ndërtojnë besim të ndërsjellë në të gjithë Kosovën.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika