Von der Leyen drejt Hungarisë, do të diskutojë sanksionet ndaj Rusisë

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë drejt Hungarisë për t’u takuar me kryeministrin Viktor Orban, me të cilin pritet të diskutojë për sanksionet ndaj Rusisë

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë drejt Hungarisë për t’u takuar me kryeministrin Viktor Orban.

Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, palët do të diskutojnë për çështjen e energjisë, shkruan Sky News.

Hungaria është në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që kundërshtojnë propozimet për një raund të gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj luftës që po zhvillohet në Ukrainë nga agresioni rus.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Raundi i fundit përmban heqjen graduale të përdorimit të naftës së përpunuar ruse në të gjithë BE-në brenda gjashtë muajve, megjithëse Hungarisë do t’i jepet afat deri në fund të vitit 2023 për ta ndaluar përdorimin.

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar për sanksionet e reja që po i ndërmerr për ta ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Biden bashkë me udhëheqësit të vendeve të G7-ës, janë takuar virtualisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën, me të cilin kanë diskutuar veprimet e mëtejshme që SHBA-ja dhe aleatët e saj po ndërmarrin kundër Rusisë.

Të njëjtat, përfshijnë sanksione kundër tri kanaleve më të mëdha televizive ruse, dhe një angazhim nga çdo anëtar i G7-ës për t’i hequr gradualisht importet e naftës ruse.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i administratës së SHBA-së.

ShBA zbulon raundin e radhës të sanksioneve ndaj Rusisë - Nacionale - Nacionale

“Ky është tashmë një dështim për Putinin dhe ne do të vazhdojmë të nderojmë luftimet e guximshme që po zhvillohen nga populli ukrainas dhe të dëgjojmë presidentin Zelensky, dhe të angazhohemi për të qëndruar në një vijë”, ka thënë zyrtari i lartë para mediave, shkruan CNN.

Sipas tij, derisa liderët “do të bëjnë një bilanc se ku jemi”, thirrja do të theksojë se si presidenti rus, Vladimir Putin, po “çnderon” sakrificat e bëra nga qytetarët rusë sovjetikë, miliona prej të cilëve sakrifikuan jetën e tyre për të mposhtur fashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Putini po i çnderon ato sakrifica duke përhapur gënjeshtrat e tij, dezinformimin e tij për barbarizmin që po kryen në Ukrainë. Është me të vërtetë një shans për të thënë të vërtetën dhe për të demonstruar unitetin tonë të vazhdueshëm”, ka shtuar ai.

Këto sanksione do të ndërpresin mediat e kontrolluara nga Kremlini, nga reklamuesit amerikanë dhe teknologjia e prodhimit do të ndalojnë Rusinë të përdorë shërbimet e ofruara nga SHBA-ja si menaxhmenti ose konsulenca dhe kontabiliteti i korporatave, si dhe do të vendosin kontrolle të reja të eksportit kundër Rusisë.

Sipas këtij njoftimi, po ashtu, përfshihen rreth dy mijë e 600 kufizime të vizave për zyrtarët rusë dhe bjellorusë, dhe sanksionet e para kundër drejtuesve të Gazprombank – institucioni përmes të cilit shumica e Evropës blen gazin rus.

Tetë drejtues nga Sberbank, e cila mban një të tretën e aseteve bankare të Rusisë, u shtuan në listën e sanksioneve, raporton Reuters.

Në këtë listë është shtuar edhe Banka Industriale e Moskës dhe 10 filialet e saj.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika