Vrasja e dyfishtë në Malishevë, Morina: Gjykatat të marrin më shpejt vendimet ndëshkuese (VIDEO)

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë ka pasur të kaluar kriminale para kryerjes së aktit.

Morina, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se gjykatat do të duhej të merrnin vendime ndëshkuese më shpejt në raste të ndjeshme për të parandaluar veprime te tjera që potencialisht mund të marrin të dyshuarit, si në rastin e djeshëm ku dhëndri vrau dy vëllezërit e bashkëshortes së tij.

“Shumica e rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin fatkeqësisht në Kosovë kanë një të kaluar kriminale ku të dyshuarit kanë pasur veprimtari kriminale në të kaluarën ku veprimtaria e tyre është në proces në gjykatat tona. Vonesa të tilla në ndërmarrjen e veprimeve të caktuara gjykatat në bazë të detyrës së tyre në raste të tilla të ndërmarrin veprime më të shpejta në ndëshkimin e tyre duke bërë parandalimin për veprime tjera”, tha Morina.

 

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika