Vrasja e Erona Coklit në QPS, dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu

Familjarë të Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu, sot dolën të pakënaqur nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Atje sot u shpall verdikti kundër Aliu, ku u shpall fajtor për të tri veprat penale që akuzohej, por lartësia e dënimit, nuk ishte në përputhje me pritjet e familjarëve të Coklit, që paralajmëruan ankesë në Apel.

Pas gati dy vitesh nga një akt që i tronditi jo vetëm ata, familjarët e Erona Coklit, erdhën për të kuptuar vendimin e Gjykatës kundër të akuzuarit për vrasjen e bijës së tyre.

Në Themeloren e Ferizajt këtë të premte u u shpall aktgjykimi në rastin ku Valon Aliu akuzohet për vrasjen e kryer në prill të 2024-tës.

Të parët që u paraqitën në sallën qenë familja e të ndjerës e më pas edhe ata të të akuzuarit.

E më pas nën masa të rrepta të sigurisë në sallë erdhi i akuzuari për tri veprat penale, vrasje e rëndë, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjyqtarja, Fitore Krivenjeva-Daci, shqiptoi dënimin unik për të tri veprat.

“Konform nenit 76, paragrafi dy të kodit penal të Republikës së Kosovës për tre veprat penale i shqipton dënim unik me burgim 24 vite në cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prill 2024”, tha gjyqtarja.

Lartësia e dënimit që Gjykata shqiptoi për Aliun, nuk u prit mirë nga nëna e viktimës.

“Dhimbjen që ma ka kriju ky njeri, nuk mund të shuhet kurrë. Se e di që ka një Zot dhe do të dënohet me vendimin që e meriton, jo me kaq. Çdo ditë kemi dhimbje, djali po rritet çdo ditë, çdo po e kërkon nënën e vet, çdo ditë po shtohet dhimbje. E ka bërë një padrejtësi të madhe ndaj familjes sime dhe vajzës sime”, tha Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit.

Avokati i familjes, Jeton Berisha, paralajëroi se do të bëjnë ankesë në Apel.

“E mirëpresim vendimin e gjykatës, pavarësia se lartësia e dënimit nuk është si e kemi pritur, por e rëndësishme se u shpall fajtor. Pas marrjes së aktgjykimit të plotë, do ta shqyrtojmë mundësinë që të ankimohem”, tha ai.

Valon Aliu e vrau ish gruan, Erona Coklin më 12 prill të 2024-tës, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj pas një mosmarrveshje që kishin për kujdestariën e djalit.

Me këtë rast, aty kishte plagosur edhe vëllanë e të ndjerës e kishte kanosur me vrasje zyrtaren e QPS-së.

 

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika