Vrasje e dyfishtë në Shkup

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën e 6 marsit në Shkup, ka njoftuar Ministria për Punë të Brendshme të Maqedonisë së Veriut

Ministria për Punë të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur të hënën e gjashtë marsit në Shkup.

Sipas këtij dikasteri, në afërsi të një objekti hotelier në Shkup, disa persona kanë shtënë me armë në drejtim të J.K dhe E.I., të cilët kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa është plagosur A.T.

Rasti ka ndodhur në Çarshi të Shkupit.

“Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, ndërsa për motivet e vrasjes akoma nuk dihet, shkruan AlsatM.

Në rrethana jo zyrtare flitet për persona të vrarë dhe të plagosur, por policia akoma nuk ka dal me një version zyrtarë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika