Vrasje në Graçanicë, i dyshuari zyrtar policor

Policia ka konfirmuar se një person ka vdekur të shtunën, pasi është qëlluar me armë zjarri në fshatin Gushtericë e Poshtme në Graçanicë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka vdekur të shtunën, pasi është qëlluar me armë zjarri në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

Lidhur me rastin është arrestuar një zyrtar policor si i dyshuar.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërsa, Ahmeti ka shtuar se aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasur në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika