Vriten dy persona me armë zjarri në Velipojë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se sot [ e hënë] rreth orës 21:00 janë plagosur me armë zjarri dy persona në Velipojë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, thuhet se të dyshuarit, vëllezër E.F dhe G.F, kanë plagosur me armë zjarri dy viktimat A.H dhe E.I, të cilët pastaj u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Shkodër dhe aty kanë humbur jetën nga plagët e marra.

Sipas policisë, kjo vrasje ka ndodhur për “motive të dobëta”.

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër”, vijon njoftimi.

Policia njoftoi se është ngritur edhe një grup i posaçme hetimor për sigurimin e provave me qëllim ligjor te kësaj ngjarjeje.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika