Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

FOTO: BBC

Dy gra janë vrarë me thikë në një qendër fetare myslimane në kryeqytetin portugez, Lisbonë.

Siç raporton BBC, i dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave është qëlluar nga Policia portugeze.

Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, ka thënë kreu i komunitetit, Narzim Ahmad, për televizionin portugez S.I.C.

Pasi u njoftua, Policia tha se shkoi në vendin e ngjarjes dhe u ndesh me të dyshuarin, i cili ishte “i armatosur me një thikë të madhe”.

Policia tha se e urdhëroi atë të dorëzohej, por i dyshuari nuk u bind dhe eci drejt policëve, të cilët e qëlluan.

Më pas, ai u dërgua në një spital të Lisbonës dhe iu caktua masa e paraburgimit.

Veç dy grave të vdekura, në njoftimin e Policisë thuhet se ka edhe persona të tjerë të plagosur, por nuk jepen detaje të tjera.

Kryeministri portugez, Antonio Costa, u tha gazetarëve se sulmi ishte “një akt kriminal”.

“Gjithçka tregon se ky është një incident i izoluar”, tha ai, duke shtuar se janë duke u hetuar motivet e këtij akti, por është shumë herët për të “spekuluar mbi motivet”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika