Vritet një protestues nga agjentët e emigracionit në Minneapolis

Një tjetër vrasje është shënuar në Shtetet e Bashkuara nga agjentët federalë të Minneapolis.

Familjarët e viktimës e kanë identifikuar atë si Alex Pretti, 37 vjeç, infermier në njësinë e kujdesit intensiv, i cili kishte protestuar kundër masave të ashpra të emigracionit të presidentit Donald Trump në qytetin e tij.

Pas të shtënave, një numër i madh protestuesish u mblodh në vendin e ngjarjes, ndërsa u përplasën me oficerët federalë, të cilët përdorën shkopinj gome dhe granata shpërthyese për shpërndarjen e turmës.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, teksa Guvernatori i Minneapolis do të mbajë së shpejti një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se më 7 janar të këtij viti, aktivistja Renee Nicole Good, u qëllua për vdekje nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave, po në Mineapolis.

Kjo vrasje shkaktoi reagime të forta dhe përplasje mes autoriteteve lokale dhe administratës Trump lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Garda Kombëtare e Minesotës po asiston policinë lokale me urdhër të guvernatorit Tim Walz.

Trupat e Gardës janë dërguar si në vendin e të shtënave, ashtu edhe pranë një ndërtese federale, ku oficerët federalë janë përballur çdo ditë me protestues.

 

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika