Vritet një zyrtar i lartë i Hamasit

Një prej zyrtarëve të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri, është vrarë në shpërthimin në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh

Një nga zyrtarët e Hamasit, Saleh al-Arouri. Foto: Getty Images

Mediet ndërkombëtare po raportojnë se Hamasi ka konfirmuar vdekjen e një prej zyrtarëve të saj të lartë, Saleh al-Arouri.

Saleh al-Arouri është vrarë në shpërthimin në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, raportojnë AFP dhe Reuters, duke cituar burime të sigurisë.

57-vjeçari ishte nënkryetar i byrosë politike të Hamasit dhe komandanti themelues i Brigadave Al-Qassam, krahu ushtarak i grupit.

Ai ishte i përfshirë në një marrëveshje, që bëri që më shumë se një mijë të burgosur palestinezë të liroheshin në këmbim të një tetari të IDF-së në vitin 2011.

Al-Arouri ishte, gjithashtu, i lidhur ngushtë me Iranin dhe grupin e Hezbollahut në Liban – një organizatë myslimane, e cilësuar si organizatë terroriste nga shtetet perëndimore, Izraeli, vendet arabe të Gjirit dhe Liga Arabe.

Ai iu bashkua Hamasit në vitin 1987, duke udhëhequr lëvizjen studentore islame dhe duke ndihmuar në krijimin e pranisë ushtarake të grupit në Bregun Perëndimor, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

Ai ishte vendosur në Liban para vdekjes së tij.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika