Vuçiq: A doni t’ju shpjegoj pse jam “i çmendur”?

“A doni t'ju shpjegoj pse jam i çmendur”, pyeti Vuçiq, duke theksoi se kjo ndodh për shkak se askush, përveç tij, nuk mund t'i përballonte sulmet dhe presionet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në paraqitjen e fundit për një televizion serb, është marrë edhe me kritikuesit e tij politik në Serbi.

Vuçiq, veçanërisht, u ndal te disa kritikuesit e tij që po e quajnë “të çmendur”.

“A doni t’ju shpjegoj pse jam i çmendur”, pyeti Vuçiq, duke theksuar se kjo ndodh për shkak se askush, përveç tij, nuk mund t’i përballonte sulmet dhe presionet.

“Askush nuk do ta duronte këtë. Nuk ka njeri që sulmohet çdo ditë”, tha Vuçiq.

Vuçiq u ndal te deklaratat e kryetarit të Partisë Popullore, Vuk Jeremqiti, i cili e quajti të çmendur dhe më të çmendur sesa Sllobodan Millosheviqi.

“Ai tha se menduan se pas Millosheviqit nuk mund të vinte një i çmendur më i keq. E po, ka të drejtë, pasi Millosheviçi u bë më keq. Kush e shkretoi vendin. Ai thotë se Serbia nuk duhet të vendosë veto në BE? E po, nuk është se ai mbron që ne të mos kemi veto. Dhe këtë e thotë një njeri që është kundër çdo nisme evropiane dhe BE-së, shpreson të marrë votat e patriotëve dhe të gjithë e dinë se çfarë ka bërë. Le të flasim për rezultatet. Ti je kaq i zgjuar e unë jam i çmendur, sa kilometra hekurudhë ke ndërtuar? Zero kilometra. Ata restauruan 28 km të hekurudhës, Batajnicë-Golubinci. Dhe, i çmenduri ka rindërtuar deri tani 735 km hekurudhë”, ka shtuar ai, N1.

 

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika