Vuçiq: Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë

"Albin Kurti është fajtori i vetëm", ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është organizatori kryesor i këtij kaosi.

Kështu tha në një konferencë për media, teksa theksoi se Serbia nuk ka kontroll efektiv në Kosovë.

“Serbët e Kosovës u rebeluan duke mos dashur ta durojnë më terrorin e Kurtit. Nuk dua ta arsyetoj vrasjen e policit shqiptar, kjo është për t’u gjykuar dhe është diçka që nuk iu desht askujt e më së paku popullit serb. Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë. Tre serbë janë vrarë, dy me snajper nga një distancë e madhe, që nuk ka pasur nevojë të ndodhë. Një person është në pikëpyetje nëse do të mbijetojë, nuk i kanë dhënë ndihmë. E kemi incizimin ku qeshen Policia e Kosovës, thonë lëre le të vdesë. Ata shfrytëzuan snajperë dhe qëlluan edhe në shtëpi private në Banjskë. Ishin disa persona të moshuar aty”, u shpreh Vuçiq.

“Albin Kurti është fajtori i vetëm”, tha ai.

Në një adresim të drejtpërdrejtë televiziv, mbrëmjen e së dielës, ai tha se “tre serbë nga Kosova u vranë – dy nga snajperët – dy u plagosën rëndë dhe ka frikë për vrasjen edhe të personit të katërt”.

“Rreth orës 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova dy kamionë si barrikada në Banjskë – në veri të Kosovës. Më pas shkoi Policia e Kosovës dhe tentoi t’i largojë ato barrikada. Kishte një konflikt me serbët që vendosën barrikada, dhe në atë konflikt mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos”, tha Vuçiq.

“Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti”.

“Unë, në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.

Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika