Vuçiq me deklaratë skandaloze: Fundërrinat evropiane kanë ardhur për të rrënuar Serbinë, do të ndiqen penalisht

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se protestuesit në Novi Sad po ndihmoheshin nga “llumrat evropianë që erdhën për të shkatërruar vendin tonë” dhe se ata do të ndiqeshin penalisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë.

“Shkoni dhe shkatërroni vendet tuaja. Mos e shkatërroni Serbinë. Ju plehra. Dhe ju nuk jeni as plehra, jeni më keq se kaq. Kaq kam për t’ju thënë. A kemi frikë? Aspak. Unë e respektoj Ursula von der Leyen. Unë e respektoj Antoni Koštën. Dhe këta plehra nga Partia e Gjelbër Evropiane, plehra më e keqe në Evropë që erdhi në Novi Sad, sonte për të mbështetur këtë dhunë, duhet t’u them vetëm se do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë. Dhe asgjë më shumë se kaq. Asgjë më pak, por asgjë më shumë”, tha Vuçiq.

Duke komentuar mbi tubimet e qytetarëve, ai tha se më pak se 10,000 persona morën pjesë në protesta kundër qeverisë në të gjithë Serbinë dhe se në Novi Sad kishte më shumë se 7,000, shkruan N1.

Ai shtoi se policia serbe po bënte punën e saj dhe se e bëri atë në mënyrë strikte profesionale, dhe se 11 oficerë policie u plagosën.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika