Vuçiq pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE: U shkel Marrëveshja e Washington-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pasi Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se me këtë “është shkelur Marrëveshja e Washington-it”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian “shkel Marrëveshjen e Washington-it”.

Ky reagim i tij vjen pasi sot Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në BE.

“Ne do t’u përgjigjemi të gjitha këtyre sonte, pas mbledhjes së Qeverisë. Ne po ashtu do të marrim përgjigje sa i përket kërkesës sonë lidhur me Rezolutën 1244, por edhe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shumë shtete”, ka thënë Vuçiq për gazetarët më 15 dhjetor, gjatë një vizite në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, shkruan N1.

Sipas tij, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE “shkel nenin 49 të Traktatit të BE-së”.

“Nuk e di me çfarë kriteresh shihet nëse është shtet apo jo, a i referohet një shteti të BE-së apo të gjitha shteteve të BE-së, apo anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”, ka vijuar ai.

Ndërkaq i pyetur për takimin e djeshëm me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, ai ka  thënë se “Do të shohim nëse do të dalim nga kjo situatë”.

“Situata është e komplikuar, por ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq duke thënë se mbetet për t’u parë nëse ia dalin apo jo.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në një mijë forca të sigurisë në Kosovë.





Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika