Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Jam i shqetësuar për situatën në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 12 maj në Beograd.

Vuçiq, pas takimit me Lajçakun, tha se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.

“I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit për të provokuar incidente dhe konflikte”, tha Vuçiq, shkruan REL.

Vuçiq, gjithashtu, në një postim në Instagram tha se fokusi i takimit ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “që është parakusht që Serbia t’i vazhdojë bisedimet e mëtejshme me Prishtinën”.

Lajçak deri më tani nuk i është drejtuar publikut lidhur me takimin në Beograd.

Lajçak, i cili ishte në Prishtinë më 11 maj, po qëndron në Serbi për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, Lajçak tha në Prishtinë se do të takohet me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, të hënën e 15 majit në Bruksel.

“Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai, duke shtuar se diskutimi me kryeministrin e Kosovës ishte “shumë intensiv, por shumë i rëndësishëm”.

I pyetur gjatë ditës se si e sheh zgjidhjen për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kur të dyja palët kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta se si duhet të duket, Lajçak tha se “do të ishte naive të kishim një qëndrim të përbashkët që nga fillimi.”

“Tani duhet të ulemi dhe të fillojmë të punojmë, të arrijmë një marrëveshje, t’i afrojmë qëndrimet e njërit dhe tjetrit. Sigurisht, platformë e përbashkët duhet të jenë marrëveshjet e mëparshme dhe modelet evropiane. Aty ku ka vullnet, ka rrugë”, deklaroi Lajçak.

Pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatiorin Bislimi, Lajçak tha se kanë biseduar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm pas takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 maj në Bruksel.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika