Vuçiq për Radojçiqin: Do të përballet me procedura serioze në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, do të përballet “me procedura serioze në Serbi”, pas lëshimit të fletarrestimit nga INTERPOL

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, do të përballet “me procedura serioze në Serbi”.

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

“Nuk jam person që dua t’i shqetësoj njerëzit kur ata kalojnë periudhë të vështirë, por e di se sa të provokuar kanë qenë serbët. Ai do të përballet me procedura serioze në Serbi. Natyrisht e gjithë kjo e vështirëson në mënyrë dramatike pozitën e Serbisë dhe nëse nuk do të kishim zgjedhje do të tregoja me disa detaje se sa probleme i solli realisht vendit”, tha Vuçiq.

Në një intervistë për “NIN”, Vuçiq ka thënë se Serbia ka “reaguar në mënyrë diplomatike gjatë gjithë kohës”.

“Edhe pas asaj që ndodhi në Banjskë, ishte e qartë se kush është në anën e tyre, e kush kishte pritur me padurim të ndodhte diçka e tillë. Ne nuk hoqëm dorë nga tabelat KM, por s’mund t’u them njerëzve se ne ua ndalojmë të marrin tabela tjera. Përndryshe mendoj se është dashur të pranohen të gjitha tabelat nga të gjithë, por Prishtina nuk deshi”, tha Vuçiq.

Fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika