Vuçiq: Po shkojmë në Bruksel ‘për ta ruajtur paqen’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për temat të cilat e ka ndërmend t’i diskutojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në takimin e 18 gushtit në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tri ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do të shkojë në Bruksel për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me një qëllim, “të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

Vuçiq gjatë prezantimit të armëve të reja të prodhuara nga Serbia në Akademinë Ushtarake në Beograd, ka thënë se Serbia nuk kërcënon askënd dhe asgjë, por vetëm dëshiron të sigurojë respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe normave juridike, raporton mediumi serb, Tanjug.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë problem me temat e takimit të 18 gushtit në Bruksel, dhe se dëshiron të diskutohet për gjithçka që është parashikuara në Marrëveshjen e Brukselit.

“Ne duam të flasim për Asociacionin e komunave serbe. Nëse thonë se nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë nuk na duhet një e tillë në përputhje me kushtetutën, sepse një komunitet të tillë mund ta formojë çdo qytetar”, ka thënë Vuçiq.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pritet të takohen në Bruksel për bisedime më 18 gusht.

Ndërsa, Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi, gjersa ka theksuar se për çfarëdo përshkallëzimi të situatave në vend, do t’i mbajnë për përgjegjës politikanët e lartë të të dyja palëve.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës më 31 korrik e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, kjo pasi në ditën që duhej të implemetohej ky vendim, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak.

Kjo shtyerje e vendimit erdhi pas një takimi të mbajtur në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kërkesa e Hovenier ishte që të shtyhet vendimi për reciprocitet deri më 1 shtator për shkak të tensioneve në veri.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika