Vuçiq: Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër drejtorit të BIA-s, Aleksandër Vulin, janë pasojë e mungesës së sanksioneve të tij ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandër Vulin, janë përgjegjësi e tij “sepse nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

Në një intervistë për televizionin Pink në datën 13 korrik, Vuçiq është shprehur “Nëse ne do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, ata nuk do të vendosnin sanksione ndaj Vulinit. Po e them atë që më është thënë, që është: vendosni sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të ketë sanksione ndaj askujt”.

Ai gjithashtu nuk bëri të ditur nëse Vulin do të zëvendësohet nga udhëheqja e BIA-s.

Vuçiq ka theksuar se sanksionet nuk kanë të bëjnë as me armët apo drogën. Ai ka thënë se nëse ofrohen dëshmi të vlefshme, Vulin do të ndiqet penalisht, por ka theksuar se problemi kryesor është situata me Rusinë.

“Nëse ata ofrojnë ndonjë dëshmi të vlefshme, ne do ta ndjekim penalisht Vulinin. Por, këtu nuk ka asgjë, situata me Rusinë është problemi”, ka deklaruar Vuçiq.

Lexo edhe: Hoxha: Sanksionimi i Aleksandër Vulinit, sinjal për liderët e rajonit

Në lidhje me mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq ka thënë se Serbia deri më tani ka rezistuar në marrjen e këtij vendimi, por ka shtuar se nuk di nëse do të mund të vazhdojë të qëndrojë pa vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit, më 11 korrik kishte njoftuar se drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane.

Ai dyshohet se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të drogës, si dhe për lidhje me Rusinë.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika