Vuçiq takohet me ambasadorin Hill, flasin rreth propozimeve të BE-së për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar mëngjesin e së enjtes, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, me të cilin, ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e Bashkimit Evropian, për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën

Ilustrim





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar mëngjesin e sotëm, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, me të cilin, ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e Bashkimit Evropian, për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Vuçiq, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe se është e qartë në mbrojtjen e popullit të saj dhe interesave kombëtare.

“Një bisedë e hapur dhe konkrete me ambasadorin amerikan, Christopher Hill, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e BE-së për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. E theksova rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së, në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të shkaktuar nga lëvizjet pothuajse të përditshme të njëanshme dhe të paligjshme të institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe ritheksova domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka shkruar Vuçiq.

Ilustrim





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika