Vulin propagandon përmes ankesës: SHBA-të po i bëjnë Venezuelës atë që NATO i bëri Jugosllavisë në vitin 1999

Ish-ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka reaguar me retorikë alarmuese ndaj zhvillimeve në Venezuelë, duke i krahasuar ato me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.

Përmes një deklarate për agjencinë ruse TASS, Vulin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po ndjekin të njëjtin model veprimi edhe sot.

Sipas tij, “bombardimi i një vendi anëtar të Kombeve të Bashkuara dhe rrëmbimi i presidentit të tij” përbëjnë një paralajmërim për shtetet jo-bërthamore, të cilat – sipas kësaj logjike – duhet ose të armatosen masivisht ose të heqin dorë nga politikat e pavarura.

Ky qëndrim, i raportuar nga mediat serbe, pasqyron një narrativë të vjetër të Beogradit, që vazhdon të viktimizohet për vitin 1999, duke shmangur reflektimin kritik mbi politikat agresive të së kaluarës dhe aleancat aktuale.

Vulin ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar që Rusia të këmbëngulë në vendosjen e një “rendi të ri sigurie”, përndryshe – sipas tij – do të krijohet një “koalicion frike” i udhëhequr nga Perëndimi.

Në këtë narrativë, vendet që nuk rreshtohen me Moskën do të detyrohen të binden pa kushte, madje edhe të përfshihen në një luftë kundër Rusisë ose Kinës ka thënë Vulin.

Këto deklarata janë parë nga analistët si pjesë e diskursit propagandistik të linjës pro-ruse në Serbi, që synon të barazojë ndërhyrjet perëndimore me veprimet autoritare të regjimeve aleate të Moskës.

Në vend se të adresojë përgjegjësinë e Serbisë për politikat destabilizuese në rajon dhe refuzimin për t’u rreshtuar qartë me Perëndimin, Vulin zgjedh të riciklojë ankesat e vjetra dhe të justifikojë rreshtimin strategjik të Beogradit me Rusinë dhe Kinën, edhe në një realitet gjeopolitik që po ndryshon me shpejtësi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika