VV-ja për takim te Presidentja: Do ta shqyrtojmë me kohë

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se, porsa ta marrë, do ta shqyrtojë në organet e saja ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ me partitë politike, lidhur me zgjidhjen e ngërçit në konstituimin e Kuvendit.

Megjithatë, Deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyesni, tha se presidentja tashmë i ka dhënë udhëzimet në letërkëmbimin  me, kryesuesin e seancës për shkak të moshës, deputetin e LV-së, Avni Dehari.

Ne e kemi pasur një letër, tashmë, të dërguar nga presidentja në emër të kryesuesit z. Dehari, e cila nëpërmjet kësaj letre ka kërkuar që Kuvendi të angazhohet në zhbllokimin e situatës. Dhe unë po besoj që është edhe në dorën e Kuvendit, deputetëve, partive politike, që të angazhohen në zhbllokimin e kësaj situate. Megjithatë, ne do ta shqyrtojmë në momentin kur ta kemi ftesën nga ana e presidentes dhe po besoj që do t’i përgjigjemi asaj”, ka thënë Arbëreshë Kryeziu, Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika