Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë në procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.
Ky hap vjen si reagim ndaj vendimeve të marra gjatë seancave konstituive të muajve prill dhe maj, ku shumica parlamentare, me iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte tentuar të ndryshonte mënyrën e votimit, duke kaluar nga votimi i fshehtë në atë të hapur – një veprim që AAK e konsideron si shkelje të normave kushtetuese dhe procedurave demokratike.
“Vendimi i Kuvendit të Kosovës për mosvotim të ndryshimit të rendit të ditës së seancës konstitutive, i datës 5 maj 2025, i përmbajtur në dokumentin e sipërcekur në titullin e kësaj kërkesë dhe të gjitha vendimet tjera që kanë natyrë të njëjtë me te, të marra në seancat paraprake dhe të më pastajme për të njëjtën çështje (tani e tutje “Procesverbali i Seancës Konstituive”)
…
Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të datës 5 maj 2025 të Kuvendit të Kosovës për mosvotim të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës (“Akti i kontestuar”), të përmbajtur në Procesverbalin e Seancës Konstituive, si dhe të gjitha vendimet tjera që kanë natyrë të njëjtë me te të marra në seancat paraprake dhe të më pastajme për të njëjtën çështje, të cilët nuk janë në pajtueshmëri me nenin 4.1 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit), nenin 7 [Vlerat], nenin 63 (Parimet e Përgjithshme), nenin 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve), nenin 70.1 [Mandati i Deputetëve], nenin 72 [Papajtueshmëria), si dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit) ë Kushtetutës së Republikës së Kosovës (“Kushtetuta”)”, thuhet në kërkesën e AAK-së.
Kërkesa e plotë:








