VV kryeson bindshëm në votimin me postë

Rezultatet preliminare të votimit me postë tregojnë një epërsi të theksuar të Lëvizjes Vetëvendosje, pas përpunimit të 77 nga gjithsej 92 vendvotime, apo 83.70 për qind të totalit.

Sipas këtyre rezultateve, LVV ka siguruar 71.59 për qind të votave, respektivisht 15,901 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.53 për qind të votave ose 2,340 vota. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila deri tani ka marrë 9.05 për qind, përkatësisht 2,011 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pozicionohet e katërta me 4.50 për qind të votave, apo 1,000 vota.

Ndërkaq, rezultatet e përmbledhura preliminare të procesit zgjedhor tregojnë se VV-ja ka dalë fituese me një avantazh të qartë ndaj subjekteve të tjera politike.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, VV ka siguruar 50.55 për qind të votave, respektivisht 463,682 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.47 për qind të votave, apo 187,768 vota. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 13.36 për qind, përkatësisht 122,558 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pozicionohet e katërta me 5.55 për qind të votave, duke grumbulluar 50,868 vota nga numërimi paraprak.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika