“Wagner” nuk qëndrojnë të papërgatitur, nisin pozicionimin në qytet

Presidenti rus Putin pranoi se situata në Rostov-on-Don mbetet e vështirë gjatë asaj që ai e quan “kryengritje e armatosur” e forcave “Wagner”. Forcat e kësaj të fundit janë parë duke u pozicionuar në qytet

Grupi “Wagner” është parë pranë Voronezh me municione e sisteme të mbrojtjes ajrore.

Platforma e cila raporton mbi konfliktet globale, e me fokus në luftën Ukrainë-Rusi, ka publikuar pamje të grupeve ‘Wagner” gjersa rrugëtojnë drejt aeroportit i cili ndodhet në pjesën jugperëndimroe  të qytetit.

Trupa ushtarake kanë filluar të pozicionohen brenda Rostov-on-Don.

Ndërkaq, në Moskë kanë filluar të hiqen shpalljet për mbështetje të grupit “Wagner”.

Presidenti rus Putin pranoi se situata në Rostov-on-Don mbetet e vështirë gjatë asaj që ai e quan “kryengritje e armatosur” e forcave “Wagner”.

Ai theksoi se forcave të armatosura “u janë dhënë urdhrat e nevojshëm” dhe se “do të ndërmerren veprime vendimtare për të stabilizuar situatën në Rostov”.

Grupi ushtarak privat “Wagner” pretendon se ka marrë kontrollin e objekteve kryesore ushtarake në dy qytete ruse, Rostov-on-Don dhe Voronezh.

Kjo vjen pasi shërbimi rus i sigurisë FSB akuzoi Prigozhin për thirrje për një “rebelim të armatosur” kur ai u zotua për hakmarrje pasi pretendoi se ushtria e Moskës  vrau një “sasi të madhe” mercenarësh të tij në një sulm në një kamp.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika