Waitz: Kosova ndër më të avancuarat për BE, por pengohet nga faktorë politikë

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar përparimin e Kosova në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e proceseve zgjedhore, duke e cilësuar vendin si një ndër kandidatët potencialisht më të avancuar për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës është në përputhje të lartë me standardet evropiane, ndërsa mënyra e organizimit të zgjedhjeve shërben si shembull pozitiv në rajon raporton Telegrafi përcjell Dukagjini.

Ai theksoi se edhe në rastet kur ka pasur dyshime, proceset janë menaxhuar me transparencë përmes rinumërimeve të rregullta.

Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Waitz u shpreh se Kosova është në një drejtim të mirë, megjithëse kjo mbetet një sfidë e vazhdueshme, njësoj si në shumë vende të BE-së.

Ai shtoi se, nëse Kosova do të trajtohej si një aplikante e zakonshme për anëtarësim, do të renditej ndër vendet kryesuese, pavarësisht nevojës për reforma dhe përmirësime të mëtejshme.

Megjithatë, eurodeputeti theksoi se rruga e integrimit evropian të Kosovës pengohet nga faktorë politikë, veçanërisht nga mungesa e njohjes nga Serbia dhe mungesa e gatishmërisë për kompromis nga elitat politike.

Në fund, ai nënvizoi se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet të respektohen, duke përmendur se dy procese zgjedhore kanë prodhuar fitues të qartë që duhet të pranohen.

Të fundit nga rubrika