Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandë kundër masakrës së Reçakut, Vuçiq ishte në zinxhirin komandues të Millosheviqit

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, thekson se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviçit, i cili kishte dhënë urdhrin për kryerjen e kësaj masakre më 15 janar 1999

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Serbia ka investuar shumë në propagandë për ta mohuar masakrën e Reçakut, e cila u krye nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Walker thekson se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviçit, i cili kishte dhënë urdhrin për kryerjen e kësaj masakre më 15 janar 1999.

“Që nga fillimi, Serbia ka thënë se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata kishin shumë arsyetime, se unë jam agjent i CIA-së me mbulesë ndërkombëtare nga OSBE-ja, se jam dërguar këtu nga CIA apo nga Departamenti i Shtetit ose nga Shtëpia e Bardhë për të shkatërruar disi Serbinë dhe se unë isha i gatshëm të them çdo gënjeshtër për të shkatërruar atë”, thekson ish-ambasadori OSBE-së për “The Geopost“.

“Kur e di që ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit ishte një zotëri i quajtur Aleksandar Vuçiq dhe se ai po përhapte të gjitha këto gjëra qesharake për mua dhe për çfarë kam ardhur në Kosovë, e kuptoj pse ai ende e përdor temën e masakrës së Reçakut dhe çfarë ishte versioni serb i asaj që ndodhi”, shton Walker.

Po ashtu, ai pohon se histori të tilla të mohimit vazhdimisht dilnin nga Beogradi kur Vuçiqi ishte ministër i Propagandës, duke përmendur rastin Panda që kishte ndodhur në Pejë.

“Nëse flasim për vrasjet në lokalin Panda në Pejë, ka një lidhje mes historive që dilnin nga Beogradi kur Vuçiq ishte ministër i Informacionit, nëse doni, janë shumë konsistente, deri më sot, flasin për Reçakun sikurse nuk ndodhi ose Walker e shtrembëroi atë ose Walker po e përdorte atë për të shkatërruar disi Serbinë”, pohon ai.

Sipas Walkerit, propaganda e Vuçiqit duhet të kuptohet në të gjithë kryeqendrat evropiane, kur bëhet fjalë për masakrën e Reçakut.

“Unë mendoj se të gjithë në kryeqytetet e Evropës që kanë njohuri për Vuçiqin dhe propagandën serbe e kuptojnë, shumë nga njerëzit që janë tani në ministritë e Jashtme të pjesës tjetër të Evropës ishin shumë të rinj për të ditur për Reçakun në atë kohë, por Vuçiq dhe çfarë ai bën me informacione, dezinformata mendoj se kuptohet në të gjitha kryeqytetet e Evropës”, thotë Walker.

Për ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, presidenti Vuçiq ishte në zinxhirin komandues të Qeverisë së Millosheviqit, në kohën kur kishte ndodhur masakra e Reçakut.

“Shumica dërrmuese e krimeve të luftës që janë kryer këtu janë kryer nga trupat serbe, policia serbe, ushtria serbe dhe njësitë speciale serbe. Vuçiq ishte në zinxhirin komandues të Qeverisë së Millosheviqit, kur do të kenë një Gjykatë Speciale për ta, ky ishte një zinxhir i vërtetë komandues. Shikoni se çfarë bëri ushtria serbe, policia serbe, njerëzit që ishin nën komandën e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, shprehet ai.

Walker thotë se Rusia vazhdon të jetë mbështetëse e Serbisë, dhe, sipas tij, nëse vendet e Ballkanit do të qetësohen, atëherë duhet të reduktohet ndikimi rus në këtë rajon.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika