Xavi: Barcelona në situatë të palakmueshme, ndoshta do të vijë një trajner i ri

Xavi Hernandez, trajner i Barcelonës, e ka pranuar se ekipi gjendet në një situatë të palakmuar dhe zgjidhjen e problemit ai e sheh vetëm me angazhimin e një trajneri të ri

Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, si duket e ka pranuar se gjigandi i La Ligas gjendet në një situatë të palakmueshme.

Në një konferencë për media, Hernandez ka treguar se synimi i këtij sezoni është që të fitojnë tituj, por, nëse nuk do të ketë rezultate, atëherë do të vijë një trajner i ri në klub.

“Ndjehem optimistë në këtë projekt. Synimi në këtë sezon është për të fituar tituj. Rezultatet do të vijnë, dhe nëse nuk do të vijnë, atëherë një trajner i ri do të vijë”, ka thënë Xavi.

Njashtu, Hernandez, ka refuzuar të komentonte sa i përket transferimeve në merkaton dimërore, respektivisht në janar, duke e cilësuar si afat të hershëm dhënien e një mendimi.

“Transferime në janar? Bordi janë duke punuar, por është shumë herët që të flasim për këtë gjë”, ka thënë tutje ai.

Vlen të theksohet, se Barcelona nën drejtimin e Xavit u eleminua për të dytin vit me radhë nga Liga e Kampionëve, ku tani pritet që të vazhdojë edhe garat evropiane në Ligën e Evropës.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika