Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, duke e quajtur vendimin një hap të bërë “me zemër, reflektim dhe përgjegjësi politike”.

Në njoftimin e tij drejtuar qytetarëve dhe anëtarësisë, Tahiri ka thënë se dorëheqja nuk vjen si rezultat i lodhjes apo zhgënjimit, por nga “dashuria për Vushtrrinë” dhe nevoja për t’i hapur rrugë energjive të reja brenda degës së LDK-së.

Ai ka kujtuar angazhimin e tij politik që nga viti 2009, periudhën kur udhëhoqi FRLDK-në, e deri te mandati i tij si Kryetar i Komunës së Vushtrrisë (2017–2021), për të cilin thotë se ka qenë “nderi i jetës”. Tahiri ka përmendur edhe rezultatet elektorale të viteve të fundit, duke theksuar se në vitin 2017 ishte kandidati i vetëm fitues i LDK-së në tërë Rajonin 02.

“Edhe nëse një ditë do të mbetej vetëm një anëtar i LDK-së, unë do të isha ai”, ka theksuar Tahiri, duke shtuar se LDK për të është “vlerë, amanet dhe rrugëtim i jetës”.

Edhe pse largohet nga drejtimi i degës, Tahiri ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin në Kryesinë Qendrore dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Ai ka falënderuar anëtarësinë dhe qytetarët për mbështetjen shumëvjeçare, duke shprehur besimin se “rruga e bashkëpunimit” do të vazhdojë të sjellë të mira për Vushtrrinë dhe LDK-në.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika