Xhaka mbetet kapiten i Zvicrës

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, mbetet në shiritin e kapitenit, këtë e ka konfirmuar përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Murat Yakin

Granit Xhaka. Foto: Twitter

Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin në një konferencë për media të enjten e 16 marsit ka konfirmuar se futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, do të jetë në cilësinë e kapitenit në ekipin e kombëtares zvicerane.

Debate të ndryshme të cilat kanë qenë edhe të hapura, kanë aluduar në dyshimin se a e meriton Xhaka shiritin e kapitenit. Por spekulimeve u ka dhënë fund Yakin, duke pretenduar se Xhaka është shembull, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

“Jemi 100 % pas Granitit. Ai është kapiteni im. Ai jep një shembull, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Këto janë pritjet e mira nga një kapiten. Jam shumë i lumtur që e kam në skuadër”, ka thënë Yakin.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika