Xhandarët serbë këtej kufirit, Kajtazi kërkon reagim urgjent: Kanë marrë një dritë jeshile

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka shprehur shqetësim pas rastit të fundit në fshatin Rakinicë të Podujevës, ku ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të kufirit Kosovë–Serbi, ku sipas pamjeve të siguruara nga TV Dukagjini, ushtarë të armatosur serbë janë parë duke kaluar në territorin e Kosovës.

KFOR-i ka konfirmuar incidentin për televizionin, ndërsa autoritetet vendore pritet të publikojnë detaje shtesë mbi rastin.

Pamje Ekskluzive: Ushtarët serbë hynë në Kosovë edhe me 15 tetor

Ai tha se ky veprim përbën shkelje të sovranitetit dhe dëshmi se sistemi i sigurisë së vendit nuk po funksionon në mënyrë të duhur.

“Është shqetësim në radhë të parë. Ka ajo liria e tyre që ta cenojnë territorin e Kosovës me aq lehtësi, shqetësimi i parë”, ka thënë Kajtazi në FIVE të Dukagjinit.

Si dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye Milan Vukashinoviq nga xhandarmëria serbe?

Kajtazi u shpreh se fakti që forcat serbe mund të hyjnë në territorin e Kosovës “me aq lehtësi” është një tregues alarmant për mungesë koordinimi mes institucioneve vendore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Shqetësuese është edh rasti që ndodhi në pjesën veriore, ku xhandarmëria serbe rrëmbye një qytetar të RKS brenda territorit të Kosovës. Këto raste tregojnë se diçka nuk është duke funksionuar në sistemin tonë të sigurisë. Dhe ky mos funksionim me tepër lidhet me koordinimin, që organet tona të sigurisë që duhet të kenë me faktorin ndërkombëtar si njëri nga ata që garanton sigurinë e Kosovës nga ndërhyrje nga jashtë.

Si duket serbët kanë marrë një dritë jeshile që bashkësia ndërkombëtarë t’i shikoj në mes të gishtave dhe ata kohë pas kohe të veprojnë ashtu siç atyre iu konvenon. Këto indikacione duhet të jenë një shqetësim se çka mund të ndodh në të ardhmen. Kjo ka filluar të bëhet një praktikë”, ka shtuar Kajtazi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika