Xhandarmëria serbe ka shkelur vijën ndarëse kufitare në Merdar, reagon eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës ka shkruar se dyshohet se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe, në stacionin policor kufitar në Merdar.

E për këtë “provokim” nga pala e xhandarmërisë serbe, eksperti i Sigurisë, Avni Musliu përmes një postimi në “X” ka reaguar ku ka shkruar se tri ditë më herët ishte kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçevic ai i cili kishte deklaruar se në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit priste të ketë provokime nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Musliu tha se po të njëjtë ditë një automjet i xhandarmërisë serbe ka kaluar kufirin Kosovë-Serbi, duke provokuar situatën dhe duke shkelur marrëveshjen IBM!

“Tre ditë më parë kryeministri i Serbisë @milos_vucevic deklaroi se të hënën, më 14 tetor, në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit, priste provokime nga Kurti/Kosova ndaj serbëve. Madje, në të njëjtën ditë, më 14 tetor, një automjet i xhandarmërisë serbe ka kaluar kufirin Kosovë-Serbi, duke provokuar situatën dhe duke shkelur marrëveshjen IBM!”, shkroi Musliu

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika