“Xhango” i Trepçës, tifozi dhe ekonomi i veçantë që nuk i përmbau emocionet gjatë intervistës

Një nga tifozët më të zjarrtë të Trepçës është Xhavit Beqiri, i njohur si ‘Xhango’.

Ai punon edhe si ekonom te klubi i basketbollit.

Në një intervistë për TV Dukagjinin, ai ka treguar se si ishte punësuar te skuadra nga Mitrovica.

Teksa, ka zbuluar se çështjen e pagës nuk e kishte diskutuar fare.

“Këtu jam ardhur falë kryetari Vullnet Sefaja dhe nënkryetarit Lindrit Misini. Këtë punë e bëj me qef, pa pritesë. Nuk kam pyetur për para, vetëm se a do të udhëtoj me lojtarë dhe a do të jem pranë tyre,” tha ai.

‘Xhango’ ka folur edhe rreth momentit kur ia kishte djegur fanellën basketbollistit, Drilon Hajrizi, pasi ishte transferuar te Prishtina dhe marrëdhënieve që ka me të tani.

Ai u ‘tradhtua’ nga emocionet kur tregoi momentin më të vështirë si tifoz, i cili ishte vitin e kaluar pas humbjes në finale kundër Pejës.

Për më shumë mund të shikoni videon e mëposhtme.

 

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika