Xhemile Dehari: Dardan Molliqaj më ka thënë se Astriti ka bërë vetëvrasje

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit

Nëna e tashmë të ndjerit, Astrit Dehari ka thënë se nuk pajtohet me dy gjëra për fjalët që i thotë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Zonja Xhemile nëna e Deharit në emisionin Debat Plus ka treguar se nuk pajtohet me fjalët e Molliqajt kur thotë se është i vetmi që ka vizituar familjen e Deharit. Sepse sipas saj, nuk është e vërtetë që vetëm ai ka vizituar familjen e tyre.

Ndërkaq ajo ka thënë se Molliqaj atë ditë kur e kanë vrarë Astritin ka ardhur Molliqaj dhe i ka thënë se Astritit ka bërë vetëvrasje.

“Dardani më ka thënë se Astrtiti ka bërë vetëvrasje, nuk e kam ditë që më ka thënë ai, pasi unë atë ditë nuk e kam mundur ta mbajë mend. Por, për me ma vërtetu që ai ka thënë se ka bërë vetëvrasje, nuk e di dy jave para se me dal prej Vetëvendosjes apo mbasi kanë dalë prej VV-së, ka ardhur me një grup shokësh, më ka pranuar se ka thënë ashtu sepse kishte dëgjuar se ka bërë vetëvrasje”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk mundet me ja mohu punën që e kanë bërë bashkë, pasi sipas saj Dardani ka qenë krahu i djathtë i Astritit.

Po ashtu, zonja Xhemile ka thënë se Molliqaj prej asaj dite nuk kreu i PSD-së nuk kishte shkruar më në shtëpinë e tyre, dhe ka thënë se do ta kishte pranuar edhe tash në shtëpi për të vetmen arsye se ai është shok i Astritit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika