“Xhevahiri” i radhës i Prishtinës, Elod Gruda debuton ndaj Drenicës

Mesfushori i talentuar i Prishtinës, Elod Gruda, ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Ai ka bërë debutimin me ekipin e parë të bardhekaltërve në ndeshjen ndaj Drenicës, të zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.

Drenica triumfoi me rezultatin 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

18-vjeçari, i cili konsiderohet një nga talentët më premtues të klubit kryeqytetas, mori mundësinë e parë në elitën e futbollit kosovar dhe la përshtypje pozitive gjatë minutave të tij në fushë.

Gruda u dallua për qetësinë me topin, saktësinë në pasime dhe lëvizjet inteligjente në mesfushë.

Ai është gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të reja të Kosovës, ku ka qenë i angazhuar në kategoritë zinxhir të “Dardanëve”.

Debutimi ndaj Drenicës vjen si një hap i rëndësishëm për mesfushorin e ri, i cili synon të fitojë më shumë hapësira në ekipin e parë dhe të vazhdojë zhvillimin e tij në skuadrën më të trofeshme në Kosovë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika