Xi në telefonatë me Trump: Kthimi i Tajvanit te Kina është pjesë kyçe e rendit pas Luftës së Dytë Botërore

Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se rikthimi i Tajvanit nën kontrollin e Kinës përbën një element thelbësor të rendit ndërkombëtar të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, Xi ka theksuar se Pekini mban një “qasje parimore” lidhur me çështjen e Tajvanit dhe se kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me rregullat e pasluftës.

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara luftuan krah për krah kundër forcave fashiste dhe militariste, dhe sot duhet të bashkëpunojnë për të mbrojtur rezultatet e fitores së Luftës së Dytë Botërore”, është shprehur Xi, sipas raportimit të televizionit shtetëror kinez CCTV.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika