Ylli prezanton trajnerin nga Greqia

Kostas Flevarakis është trajneri i ekipit të Golden Eagle Ylli

Ish-kampionin e elitës së basketbollit të Kosovës, Golden Eagle Yllin, do ta drejtojë një trajner grek. Kostas Flevarakis është zyrtarizuar nga skuadra suharekase të mërkurën në mbrëmje.

“Kostas është trajner me përvojë të madhe në basketbollin grek. Ai udhëhoqi PAOK-un për disa sezone, me të cilën fitoi Kupën e Greqisë dhe ishte finalist i ligës. Së fundmi ishte trajner i Sopronit në Hungari. Ishte trajner i Suedisë për 5 vjet”, ka shkruar Golden Eagle Ylli në Facebook.

Kostas pritet t’i bashkohet skuadrës gjatë kësaj jave, ndërsa stërvitjet pritet t’i nisë nga fillimi i javës së ardhshme.

Golden Eagle Yllin e kishte drejtuar trajneri Adis Beqiragiq.

Me të, Ylli ishte përshëndetur në fund të muajit maj të këtij viti.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika