Ymeri: Këtu ka një mori shkeljesh, është i përfshirë edhe Kurti

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se në Qeverinë aktuale ka një mori shkeljesh dhe se në këto shkelje është i përfshirë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në Qeverinë aktuale ka një mori shkeljesh.

“Këtu ka një mori shkeljesh dhe aktakuza nuk bëhet vetëm për dyshime për korrupsion por bëhet për të gjitha shkeljet që janë bërë në kundërshtim me ligjin, në të cilat është i përfshirë edhe kryeministri Kurti”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se nuk mund të bëhen pagesat në avanc për asgjë, e as për rezervat shtetërore.

“Nuk mundet në asnjë mënyrë të bëhen pagesat në avanc për kurgjo hiq, e as për rezervat shtetërore. Këtu nuk është një njeri që mund t’i bëj këto shkelje, këtu është një mori njerëzish që duhet sepse janë sektorë të ndryshëm”, ka thënë tutje ai.

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika