Ymeri: Kurti si kryeministër ka ndryshuar qëndrim ndër vite në raport me dialogun dhe ‘Zajednicën’

Analisti Visar Ymeri ka thënë se nëse kryeministri Kurti nuk ka pasur aftësi ose mundësi ta lexojë situatën gjeopolitike vitin e kaluar se çfarë po ndodh, nëse ai nuk ka ditur të lexojë as procesin e dialogut, është tmerruese, sepse sipas tij, nuk ka siguri se ai as tani nuk është duke ditur ta lexojë siç duhet.

Ai tutje në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se janë tre Albina në raport me dialogun.

“Në vitin 2021 nuk merrem me dialogun e sotshëm se nuk është urgjente, më 2022-tën marrëveshje me njohje dhe vetëm pa ‘Zajednicë’, më 2023-tën marrëveshje pa njohje dhe me ‘Zajednicë’”, ka thënë Ymeri.

Pra, në të tri vitet kemi të bëjmë me “Albinin si kryeministër” e jo si opozitar, është shprehur ndër të tjera analisti Ymeri.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika