Ymeri: LDK-ja ka potencialin të jetë partia që është “ndryshe”, kjo s’bëhet duke qëndruar në hijen e Qeverisë

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, analisti Ymeri ka vlerësuar se LDK-ja nuk mund të bëhet "partia ndryshe" nëse e njëjta, qëndron nën hijen e Qeverisë aktuale

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka potencialin të jetë një parti “ndryshe”.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, analisti Ymeri ka vlerësuar se një arritje e tillë e LDK-së nuk do të realizohet nëse e njëjta qëndron nën hijen e Qeverisë aktuale dhe peng i së kaluarës politike të saj.

“LDK ka potencialin për me qenë kjo parti politike e cila është ndryshe. Që na pikturon një të ardhme ndryshe për Kosovën prej asaj që mundemi me pa me qeverisjen Kurti, por kjo nuk bëhet, për mendimin tim, duke u mbajtur e duke rënë peng e së kaluarës politike. Dhe në anën tjetër, duke qenë në hijen e Qeverisë ose pushtetit. Këto janë dy elementet qenësore që shpresojë të adresohen në ‘rrugën e re’ dhe përmes programit të LDK-së”, ka vlerësuar Ymeri.

Lushaku-Sadriu ka deklaruar se plani i LDK-së i paprezantuar akoma, jep përgjigje për shumë çështje, të cilat sipas saj, nuk po marrin përgjigje nga Qeveria Kurti.

“Rruga e re për Kosovën do të jetë platforma që LDK është duke e ndërtuar pasi ka diskutuar me krejt grupet e shoqërisë civile, mediave…kemi ndëruar një program që do të paraqesë një vision komplet të ri për Kosovën. Që ka zgjidhje për krejt problemet konkrete, është i studiuar dhe nuk është program propagandues e popullist. E kemi ndërtuar vizionin. Jemi duke e përfunduar procesin zgjedhor dhe do ta kemi një konventë të prezantimit të programit tonë. Mendoj se do jetë platforma me përkahjen më të madhe të qyetarëve. Zgjidhje konkrete për secilin department, të të gjithë sektorëve…kemi përgjgje se si të menaxhojmë librat në mënyrë më efektive, të mos përfundojnë fëmijët pa libra me 1 shtator. Kemi përgjigje për digjitalizim, për përkrahjen e sektorit të IT-së, për investime…por jo platforma duke krijuar propaganda, pasiguri për investitorë”, ka deklaruar ajo.

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika