Ymeri për Kurtin: Dy deklarata të tij në shkurt, kundërthënëse me njëra tjetrën

“I njëjti njeri (Albin Kurti). I njëjti muaj (shkurt). I njëjti vit (2023). I njëjti proces (Procesi negociator në Vjenë). I njëjti dokument (Plani i Ahtisaarit). Më 17 Shkurt 2023, Albin Kurti e quan proces të NEVOJSHËM dhe të DOMOSDOSHËM, që kulmoi me shpalljen e pavarësisë. Më 10 shkurt 2023, Albin Kurti e quajti proces dhe dokument të KUNDËRSHTUESHËM dhe të KRITIKUESHËM, meqë thoshte se krijonte ndasi etnike dhe serbizim të Kishave dhe Manastireve Ortodokse”, ka krahasuar Ymeri dy deklaratat e Kurtit duke theksuar se kryeministri “po na thotë që edhe kundërshtimi edhe afirmimi i të njëjtit proces janë të drejt

Visar Ymeri, analist

Analsiti i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka krahasuar dy deklarata të kryeministrit, Albin Kurti, duke e kritikuar kryeministrin në lidhje me qëndrimet e tij për procesin negociator në Vjenë dhe Pakon e Ahtisaarit.

Ymeri ka cituar fjalimin e Kurtit në Kuvendin e Kosovës me 17 shkurt 2023.

“Ishin po këta aleatë ndërkombëtarë që më 2008 po ata faktorë vendorë në koordinimin e të gjitha atyre veprimeve të nevojshme politike dhe proceseve të domosdoshme diplomatike që kulmuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, ka cituar Ymeril Kurtin.

Gjithashtu, e ka cituar fjalimin e Kurtit në sheshin Skënderbeu në Prishtinë me 10 shkurt 2023.

“Me të drejtë e kritikuam dhe kundërshtuam paketën e Ahtisaarit, sepse aty kishte komuna të reja mbi baza etnike, zona të veçanta serbizuese rreth kishave e manastireve ortodokse, shuarje përfundimtare të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pjesëmarrje të Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, e drejta e vetos për deputetët serbë me ulëse të rezervuara e të garantuara në Kuvendin e Kosovës, dhe vazhdimi i sundimit ndërkombëtar në Kosovë me fuqi ekzekutive mbi neve e pa llogaridhënie ndaj neve”, ka cituar Kurtin, Ymeri.

Sipas Ymerit, i njëri, pra kryeministri Kurti, i njëjti vit, i njëjti proces dhe i njëti dokument, por që me 17 shkurt Kurti e quajti proces të nevojshëm dhe të domosdoshëm, e, që kulmoi me shpalljen e pavarësisë, ndërsa me 10 shkurt e quajti process dhe dokument të kundërshtueshëm dhe të kritikueshëm.

“I njëjti njeri (Albin Kurti). I njëjti muaj (shkurt). I njëjti vit (2023). I njëjti proces (Procesi negociator në Vjenë). I njëjti dokument (Plani i Ahtisaarit). Më 17 Shkurt 2023, Albin Kurti e quan proces të NEVOJSHËM dhe të DOMOSDOSHËM, që kulmoi me shpalljen e pavarësisë. Më 10 shkurt 2023, Albin Kurti e quajti proces dhe dokument të KUNDËRSHTUESHËM dhe të KRITIKUESHËM, meqë thoshte se krijonte ndasi etnike dhe serbizim të Kishave dhe Manastireve Ortodokse”, ka krahasuar Ymeri dy deklaratat e Kurtit duke theksuar se kryeministri “po na thotë që edhe kundërshtimi edhe afirmimi i të njëjtit proces janë të drejta”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika