Ymeri për Kurtin: Është duke e dërguar gjuhën shqipe në nivelin më të lartë të sofistikimit, për të maskuar diçka që është e dukshme

Sipas ish-kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pësuar ndryshime konceptuale në qëndrimet e tij

Ish-kryetari i LVV-së, Visar Ymeri

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur për ndryshimin që sipas tij ka pësuar kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ymeri ka thënë se Kurti, për të fshehur diçka që nuk është domosdoshmërisht e keqe, siç është marrëveshja për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të 2013-tës, është duke përdorur “fjalor të sofistikuar të gjuhës shqipe”.

“Problemi me i madh është se jemi në një fazë të ligjërimit e të retorikës, duke e dërguar gjuhën shqipe deri në nivelin më të lartë të sofistikimit për të maskuar diçka që është e dukshme”, ka thënë Visar Ymeri në Debat Plus.

Për Ymerin, gjëja më e çuditshme është mospranimi nga Lëvizja Vetëvendosje që Kurti ka ndryshuar, pasi siç thotë ai, një gjë e tillë ka ndodhur.

Tutje, ai ka thënë se është normale ndryshimi i politikanëve, sepse sipas tij është e kuptueshme që nuk mund të jetë qëndrimi i politikanit i njëjtë si atëherë kur është në pushtet, si atëherë kur është në opozitë.

Në vitin 2010, sipas Ymerit, në Lëvizjen Vetëvendosje kishin vendosur që të shtonin një metodë të re, ku VV-ja “do të merrte pjesë në Kuvendin e Kosovës për të luftuar për të njëjtat çështje, pa ndryshuar asnjë nga qëndrimet që i kishim, po për të krijuar një mundësi të re të luftës politike”.

Ymeri ka shtuar se Kurti në pushtet nuk e ka aplikuar një metodë shtesë, siç kishte bërë sa kishte qenë në opozitë.

“Kurti ka ndryshuar edhe për çështjet të cilat i ka luftuar, siç janë marrëveshja për energjinë dhe për targat, dhe në raport me dialogun”, ka shtuar ai.

Ish-kryetari i LVV-së ka përfunduar duke thënë se Albin Kurti ka pasur pretendime të bënte ndryshime shoqërore, por tani nuk e përmend transformimin shoqëror nëpërmjet taksës progresive sikurse në të kaluarën.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika