Zbulohen stoli të pa deklaruara gjatë kontrollit doganor në Aeroportin e Prishtinës

Një pasagjer që mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është kapur nga oficerët doganorë me stoli argjendi të pa deklaruara, gjatë një kontrolli rutinë.

Fillimisht, pasagjeri kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër, të destinuar për ata që nuk kanë mallra për deklarim, por u përzgjodh për kontroll më të detajuar. Gjatë skanimit të bagazhit, doganierët zbuluan 1.518,89 gram stoli argjendi, të cilat kishin një vlerë të faturuar prej 2.457,58 euro.

“Zbulim i stolive të pa deklaruara gjatë kontrollit doganor në Aeroport

Prishtinë, 19 shtator 2025 – Gjatë një kontrolli rutinë në pikën e arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, oficerët doganorë identifikuan një rast të mosdeklarimit të mallrave nga një pasagjer që hyri në territorin e Republikës së Kosovës.
Pasagjeri kaloi fillimisht nëpër kanalin e gjelbër, të destinuar për udhëtarët pa mallra për deklarim, por u përzgjodh për kontroll më të detajuar nga oficerët doganorë.
Gjatë skanimit të bagazhit, u zbulua një sasi e konsiderueshme stoli argjendi, e cila, pas verifikimit, rezultoi të ishte 1.518,89 gram me një vlerë të faturuar prej 2.457,58 euro. Fatura u prezantua nga vetë pasagjeri vetëm pas zbulimit të rastit, ndërsa shmangia doganore ishte në vlerë prej 732,40 €.
Malli është ndaluar dhe i nënshtrohet procedurave të mëtejshme në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe Akcizës. Kundër personit në fjalë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat do të mbeten nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore të parashikuara me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në zbatimin e ligjit, në parandalimin e kontrabandës dhe në ndalimin e çdo përpjekjeje për shmangien e detyrimeve doganore. Apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të respektojnë detyrimet ligjore lidhur me deklarimin e mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika