Zbulohet një diamant 170 karatë

Minatorët në Angola kanë zbuluar një diamant të rrallë rozë të pastër që besohet të jetë më i madhi i gjetur në 300 vjet, i cili është 170 karatë

Diamanti Lulo Rose , prej 170 karatësh

Një diamant rozë 170 karatë, i quajtur Lulo Rose, u zbulua në minierën Lulo në verilindje të Angolës, vend ky i pasur me diamante, dhe po besohet që Lulo Rose është njëri nga diamantet rozë më të mëdhenj në 300 vitet e fundit.

Gjetja “historike” e diamantit të tipit ‘IIa’, një nga format më të rralla dhe më të pastra të gurëve natyrorë, u mirëprit nga qeveria e Angolës, e cila është gjithashtu partnere në minierë, njofton F24.

“Ky rekord dhe diamant rozë spektakolar i gjetur nga Lulo vazhdon të shfaqë Angolën si një lojtar të rëndësishëm në skenën botërore,” tha Ministri i Burimeve Minerale të Angolës, Diamantino Azevedo.

Diamanti Lulo Rose i gjetur në një minierë në Angola

Diamanti do të shitet në ankand ndërkombëtar, dhe me gjasë me një çmim shumë të lartë.

Megjithëse Lulo Rose do të duhej të pritej dhe të lustrohej për të kuptuar vlerën e tij të vërtetë, në një proces që mund të shohë një gur të humbasë 50 për qind të peshës së tij, diamante të ngjashme rozë janë shitur për çmime rekord.

Një diamant i quajtur ‘Star Rose’, rreth 59,6 karatësh u shit në një ankand në Hong Kong në vitin 2017 për 71,2 milionë dollarë amerikanë dhe mbetet diamanti më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika