Zëdhënësi i Qeverisë për zgjedhjet në veri: Ka shkelje të asaj për çfarë është biseduar në Bruksel

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ka pasur ndërhyrje nga Serbia në procesin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të mbajtura më 23 prill.

Kryeziu, në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, ka thënë se kjo qasje e Serbisë bie ndesh me marrëveshjen e Ohrit.

“Ka shkelje të asaj që është dakorduar në Bruksel, që nga vendimet për shtyrjen e zgjedhjeve dhe mbajtjen e tyre më 23 prill, është arritur një pajtueshmëri në Bruksel e pastaj në Ohër, por që është shkelur ky nen nga Serbia”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se zgjedhjet janë mbajtur dhe ka pasur organizim nga institucionet përkatëse, përfshirë KQZ dhe organet e sigurisë, të cilat sipas tij, i kanë ofruar të gjitha kushtet e nevojshme që këto zgjedhje të mbahen.

Ai ka thënë se këto shkelje që i ka bërë Serbia do të komunikohen në takimet e ardhshme që do të jenë me ndërkombëtarët.

“Cdo veprim që klasifikohet si shkelje komunikohet në takimet që i kemi me ndërkombëtarë. Nuk është hera e parë që Serbia ka një sjellje të tillë, mbase për dallim, deri më tani me marrëveshjen bazë, Serbia ka treguar me veprimet e saj që shkel marrëveshjen bazë”, ka vijuar Kryeziu.

Ai ka potencuar tutje se është bërë çfarë i ka takuar institucioneve dhe se nëse BE-ja mban shënime për këtë, sipas tij, edhe Kosova mban shënime dhe këto do të shkëmbehen në takimet e radhës.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika