Zëdhënësi i VV-së: Provat e rastit Dehari të pazhbëshme, s’ka vend për dyshime

Pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka, ka theksuar se askush nuk mund t'i dëmtojë më provat mbi rastin e Astrit Deharit

Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka, pas djegies së dy zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka deklaruar se nuk mundet askush t’i dëmtojë më provat mbi rastin e Astrit Deharit, sepse mbi to, sipas tij, janë bërë tashmë ekspertiza e superekspertiza.

Manxhuka ka theksuar se askush nuk duhet të shqetësohet mbi integritetin e tyre, duke shtuar se i shqetëson vetëm padrejtësia dhe moszbardhja e rastit të Deharit.

“Sa i përket rastit “Dehari” nuk mundet askush t’i dëmtojë më ato prova, sepse mbi to janë bërë tashmë ekspertiza e superekspertiza. Kështu që, për sigurinë e tyre nuk duhet askush të shqetësohet. Të shqetësuar jemi vetëm mbi padrejtësinë, moszbardhjen ende të atij rasti”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, ai ka thënë se rasti Dehari ka prekur gjithë shoqërinë dhe ka shkaktuar dyshime, por tani, sipas tij, me provat dhe ekspertizat e bëra, është koha për drejtësi.

“Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çka do që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi”, ka shkruar tutje Manxhuka.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas djegies së dy zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, është njoftuar se nuk ka pasur djegie të mbetjeve mortore, të arkivës apo të mostrave.

“Ekipet e zjarrfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave”, ka thënë ajo.

Sipas saj, “Ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre, me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe Prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre”.

Lexo edhe: Zjarri në IML, Prokuroria: Kemi lëshuar disa autorizime për ekzaminime nga vendi i ngjarjes

Haxhiu ka theksuar se me të drejtë qytetarët e Kosovës mund të jenë të shqetësuar me situatën e fundit në IML, por sipas saj, pa u ditur shkaktari nuk mund të japë më shumë informacione.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që objekti i IML-së është përfshirë nga flakët këtë vit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika