Zelensky: Bota ka mjetet për të luftuar terrorin rus dhe Ukraina ka nevojë për ndihmë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Foto: Reuters

Bombardimet ruse në një qendër tregtare në Harkiv të Ukrainës kanë lënë të vrarë të paktën 14 persona.

Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur nga sulmi i 25 majit, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me vizitorë.

Pas këtij sulmi ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke thënë se regjimet agresive të Rusisë “po rrisin oreksin për agresion”.

“Kur ata kanë sukses në një pjesë të botës, kjo krijon probleme në shumë vende të tjera; agresioni përhapet nëse nuk ndalet.”

Siç shkruan Zelensky në “X”,  “Bota ka mjetet për të luftuar terrorin rus dhe ne në Ukrainë kemi nevojë për këtë ndihmë.”

Kështu duke kërkuar mbështetje në kohë dhe të mjaftueshme nga partnerët dhe duke falënderuar të gjithë ata që mbështesin Ukrainën.

“Mbështetje e qëndrueshme dhe e palëkundur për luftëtarët tanë. Sisteme shtesë moderne të mbrojtjes ajrore, veçanërisht Patriotët, dhe aftësia për të shkatërruar terroristët rusë në mënyrë që ata të mos mund t’i afrohen kufijve tanë.”

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika