Zelensky do të zmbraps forcat nëse ShBA-ja nuk ofron ndihmën e nevojshme ushtarake për Ukrainën

Ushtari ukrainas në Bakhmut, foto ilustruese.

Ukraina do të duhet të zmbrapset “me hapa të vegjël” nëse nuk merr mbështetjen e SHBA-së, ka thënë Volodymyr Zelensky.

Dhe pa aftësinë për të ndaluar sulmet ruse në infrastrukturën kritike të energjisë, Ukraina do të detyrohet të sulmojë objektet e energjisë ruse, tha ai, raporton wp.

Paralajmërimi i tij vjen pasi kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson po refuzon të sjell në votim projekt-ligjin e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh që tashmë ka kaluar në Senat me mbështetjen dypartiake.

“Nëse nuk ka mbështetje të ShBA-së, do të thotë se nuk kemi mbrojtje ajrore, nuk kemi raketa Patriot, nuk kemi predha artilerie 155 milimetra. Do të thotë se do të kthehemi pas, do të tërhiqemi, hap pas hapi, gjegjësisht me hapa të vegjël”, pohoi udhëheqësi ukrainas.

Ai deklaroi se forcave ukrainase i duhen 8000 fishekë në ditë për t’u mbrojtur.

Nëse keni 2000 fishekë, tha 46-vjeçari, forcat tuaja duhet të tërhiqen për të “bërë vijën e parë më të shkurtër” dhe për të ruajtur municionet. Përndryshe, rusët mund të depërtojnë në qytetet e mëdha, shpjegoi ai.

Ndryshe, mediat amerikane kanë raportuar se projekt-ligji ka gjasa që në muajin e ardhshëm të miratohet në Kongresin amerikan.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika