Zelensky: Katër të vrarë nga rreth 300 dronë dhe 25 raketa ruse mbi Ukrainën gjatë natës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me “pothuajse 300 dronë sulmues” dhe 25 raketa, duke vazhduar të godasë infrastrukturën energjetike në vend.

Sulmet kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike dhe ngrohjes, ndërsa Ukraina përballet me temperatura të ulëta në këtë dimër të ashpër.

Zelensky tha se sulmet e natës shkaktuan “shkatërrim të gjerë të infrastrukturës civile dhe banesave” në qytete si kryeqyteti Kiev, Dnipro, Kharkiv dhe Donetsk.

“Qindra mijëra familje në rajonin e Kievit mbeten pa energji elektrike, dhe situata nuk është e lehtë,” shtoi ai, duke theksuar se temperaturat këtë mëngjes arritën deri në -12 gradë Celsius.

Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu: “Si gjithmonë, kudo që Rusia përpiqet të shkatërrojë, ukrainasit mbështesin njëri-tjetrin, dhe rezistenca e brendshme është më e nevojshme se kurrë.”

Ai shtoi se “pa asnjë qëllim ushtarak, Rusia goditi një terminal postar në Korotych, në rajonin e Kharkivit, duke vrarë 4 persona”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika