Zelensky: Më 14 tetor festojmë Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shënuar të premtën e 14 tetorit festën e Ditës së Mbrojtësve të Ukrainës, njëashtu ka premtuar fitore ndaj Rusisë dhe liri për Ukrainën

Volodymyr Zelensky, në videon në rrjetin social Facebook, ku premton fitore për shtetin ukrainas





Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përmes një video në rrjetin social Facebook, ka premtuar fitore për Ukrainën në Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës, dhe ka shprehur falënderime për forcat e armatosura të Ukrainës dhe ushtarët që po mbrojnë vendin e tyre.

“Me 14 tetor shprehim mirënjohje, mirënjohje për këdo që luftoi për Ukrainën në të kaluarën. Dhe të gjithëve që po luftojnë për të tani. Për të gjithë ata që fituan, dhe ata që do të fitojnë”, është shprehur Zelensky, në një video që shihet se është në kodrat jashtë kryeqytetit Kiev.

Tutje presidenti ukrainas ka shtuar se Ukraina me ndihmën e atyre që e ndihmojnë dhe luftojnë për vendin, do të fitojë në atë mënyrë që të sjellë sukses për gjeneratat e popullit tonë.

“Mirënjohje për këdo që luftoi dhe që po luftojnë për Ukrainën, Do të fitojmë në një mënyrë që të sjellim sukses në mundin e shumë gjeneratave të popullit tonë”, ka thënë Zelensky, duke shprehur mirënjohje dhe lavdi për gjithë ata që luftojnë, punojnë dhe ndihmojnë Ukrainën.

Pushtimi i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt, në të cilin kanë vdekur mijëra njerëz, janë zhvendosur miliona, është dëmtuar ekonomia e vendit dhe ajo globale, gjithashtu janë shkatërruar edhe shumë qytete.

 





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika